Wednesday, 10 October 2012 21:13

Vaj Lini

Rate this item
(16 votes)

 

 

vijLiniVaj Linit  prodhohet me shtrydhje nga fara e bimes se linit (Linum usitatissimum L.) ne makina te posacme, me Sistemin e Ftohte te teknologjise moderne. Fara duhet te jete e paster biologjikisht. Vetem I prodhura me sistemin e ftohte te shtrydhjes, pa perdorimin e kimikateve dhe ne nxehtesi me pak se 38 grade celcius, vaji I linit I ruan cilesite ushqimore e kurative.

Ne Shqiperi ’Arberia’ eshte prodhuesi I pare I Vajit te Linit me sistemin e ftohte. Teknologjia jone eshte gjermane, me e mira ne bote ne kete fushe. Prodhuesit me te medhenj te fares se linit ne Evrope jane Belgjika, Franca dhe Anglia. Ne bote prodhuesit me te medhenj jane Kanadaja, Argjentina, Indija, Kina…. Te pafundme jane perdorimet e bimes se linit, te fares e te vajit edhe per qellime industriale. Vaji industrial nuk duhet perdorur per ushqim ose per mjekim. Prodhuesi I Vajit te Linit per ushqim-mjekim duhet te garantoje konsumatorin qe Vaji eshte I Fresket, I Paster Biologjikisht, pa Konservante, pa Perzjerje te Huaja, dhe I Shtrydhur Detyrimisht me Sistemin e Ftohte. Vaji I Linit duhet ruajtur ne Frigorifer (jo ne ngrirje) vetem dhe ekskluzivisht ne ene qelqi me ngjyre te erret, mbyllur me tape hermetike. Per te miren e shendetit tuaj, Vaji I Linit nuk duhet perdorur me vone se tre muaj nga dita e prodhimit. Nese ndonje nga prodhuesit rekomandon perdorimin pas kesaj date, atehere ai vaj nuk eshte natyral, por eshte trajtuar me konservante per t’u ruajtur nga prishja. Konservantet jane te demshem per shendetin.

 Cfare permban :

Vaji I Linit eshte rezerva me e pasur natyrore me Omega-3 (acid yndyror linolenik). Permban 54-58%.

Permban edhe rreth 15-16% Omega-6 (acid yndyror linoleik)

Omega-3 dhe Omega-6 quhen ndryshe Vitamina F.

Permban edhe sasi te mira te vitamines E (17.5 mg/100 g) dhe lecitine.

Permban edhe Vit B1, B2, proteina, minerale etj.

Per cfare eshte i dobishem :

Vaji I Linit eshte I dobishem kur ke lekure te thate, kur ke lekure luspore, kur ke psoriaze dhe ekzeme, kur ke etje anormale, kur vuan nga kapslleku dhe nga meteorizmi (gazrat ne rruget gastro-intestinale)Vaji I Linit eshte I dobishem ne artrit, ne reumatizem, ne artrit rheumatoid. Permireson simptomat klinike ne depresion dhe ne skizofreni.

Ndihmon ne semundjet degjenerative, ndihmon ne problemet kardiovaskolare (duke u keshilluar me mjekun specialist).

Stabilizon ritmin kardiak, duke pakesuar rrezikun e riperseritjes se infarktit.
Ushtron veprim antitromboze, pakeson bashkimin e pllakezave sklerotike, shton zgjerimin e eneve te gjakut, mbron elasticitetin e arterieve. Persos funksionimin e membranes qelizore. Eshte shume I dobishem per grate shtatzena, sepse kontribuon ne menyre decisive ne formimin e cipes se trurit dhe te retines (se syve) te femijet (para lindjes). Ndihmon femijet per te shtuar oreksin, per te rritur vullnetin, perqendrimin dhe vemendjen e tyre.

Ndihmon per te eliminuar toksinat nga organizmi.
Permireson ne menyre te ndjeshme oksigjenizimin e qelizave (duke pakesuar ne kete menyre rrezikun e semundjeve tumorale), lubrifikon enet e gjakut dhe indet e trupit, duke permiresuar pershkueshmerine.

Vaji I Linit jep energji dhe permireson punen e stomakut dhe te zorreve, ne te gjitha moshat.
Jep humor te mire dhe qetesi.

Eshte esencial per forcimin e sistemit imunitar dhe per ekuilibrimin hormonal.
Ka nje efekt te persosur anti infiamator, permireson metabolizmin, ndihmon kunder radikaleve te lira, dhuron ndjenje mireqenjeje, jep gjalleri, ndihmon per nje sherim te shpejte te plageve, ul ose parandalon kolesterolinEshte i dobishem kur je ne mbipeshe. I dobishem per te kuruar kapsllekun, kolitin, ulceran, diabetin (duke u keshilluar edhe me mjekun qe te kuron). Ndihmon per te permiresuar shikimin dhe astmen. Ul tensionin e larte, permireson fekondimin, (sidomos kur problemin e kane meshkujt, sepse fuqizon spermatozoidet dhe shton levizshmerine e tyre).

Vaji i Linit eshte i dobishem per te semuret me kancer. Vaji I Linit citohet si nje kure e embel anti-tumorale (Dr. Pelton)
Acidet yndyrore Omega-3 percaktojne zvogelimin e masave tumorale (Dr. Noguchi).
Ne vecanti, kane veprim antitumoral ne tumorin e prostates. (Dr. Ginevra).
Eshte i dobishem ehde per ata qe duan ta parandalojne kancerin.

National Cancer Institute (NCL) i Shteteve te Bashkuara te Amerikes e ka percaktuar linin si nje nga 6 bimet kryesore per t’u studiuar edhe me tej si ushqim parandalues kunder kancerit (CARAGY, A.B., Cancer-preventive foods and ingredients’, Food Technol.)

 

Vijlinihaut

Vecanerisht per Lekuren :


Vaji I Linit eshte shume I pasur me Vitamine F.
Vitamina F, (acidi alfa-linoleik, plus acidi linoleik) eshte e nje rendesie te vecante per shendetin. Ajo siguron pershkueshmerine noramle te indeve te lekures dhe ne kete menyre mbron organet tona te brendshme nga ambienti I jashtem. Fale kesaj vitamine lekura jone eshte e lemuar dhe e bute. Mungesa e Vit. F e ben lekuren luspore, te thate, te rrudhur, dhe ne kete rast ne nuk jemi te mbrojtur mire nga ambienti i jashtem.
Vitamina E, qe e permban ne sasi te mire Vaji i Linit (17.5 mg/100g), eshte quajtur ‚vitamine kunder plakjes ’. Eshte e rendesishme ta futesh ne organizem gjate gjithe jetes, por behet fondamentale sidomos kur kalon moshen tridhjete e pese vjec.

 

KujdesPara fillimit te perdorimit te brendshem te Vajit te Linit, eshte mire te beni nje prove tolerance te tij ne organizmin tuaj, sepse ashtu si per qumeshtin, per mjaltin, per vajin e ullirit dhe cdo produkt tjeter natyral, mund te jete dikush qe nuk e toleron mire ne stomak, duke e pire esell. Prandaj pini nje luge kafeje dhe prisni reagimin e stomakut. Nese ju shqeteson, provoni ta perdorni te shoqeruar me ushqim dhe, nese serish ju krijon ndonje problem cfaredo, mos e perdorni me. Keshillohuni me ne dhe prisni keshillat tona.

Doza e nevojshme ditore: 5- 6 gr. (dy lugë kafeje). Kjo dozë nuk duhet tejkaluar

 

Përdorimi : Për të gjitha rastet e mësipërme Vaji i Linit përdoret duke pirë në mëngjes esëll dy lugë kafeje. Nëse kjo mënyrë nuk është e mundur, mund të përdoret duke e hedhur në sallatë, në pjatën e gjellës (të vakët ose të ftohtë), ose duke e përzier me pak djath pa yndyrë, me gjizë pa kripë, salcë kosi, kos, etj., në çdo orë të ditës, gjat ushqimit. Nuk duhet përdorur për gatime të nxehta, sepse i humbet të gjitha cilësitë kurative.

Kush mund ta përdori :Përdoret gjithë jetën, që nga fëmijët me moshëdy vjeç deri në të moshuarit mbi 100 vjeç. Kohëzgjatja e përdorimit: Përdorimi minimal është tre muaj. Për të ruajtur shëndetin është mirë që Vaji i Linit të jetë pjesë e ushqimit për këdo, gjithë jetën. Pa Omega-3, askush nuk mund të jetë vërtet i shëndetshëm. Kushton më pak se një kafe në ditë...

Nuk ka sinjalizime për veprime anësore. Sidoqoftë nuk duhen tejkaluar dozat e rekomanduara në këtë shkrim.
 

Përdorimi i Vajit të Linit për të kuruar Aknet (puçrat në fytyrë):

Acidet yndyrore esenciale Omega-3 ndihmojnë për të kontrolluar prodhimin e androgjeneve, të cilët shkaktojnë prodhimin e sebos.
- përmirësojnë pamjen e lëkurës.
- pakësojnë puçrat.
- pakësojnë skuqjen dhe infiamacionin.
- në disa raste shërimi nga puçrat është i plotë.

  Doza kuruese e vajit kudër puçrave: Pihet një lugë gjelle në ditë

 

 

Përdorimi i Vajit të Linit për Flokët:

Vaji i Linit është ushqyes i fuqishëm për flokët.
Shërben për t’iu dhënë forcë, volum dhe shkëlqim flokëve të thatë e me fibra të prishura.

Përdorimi Nr. 1: Duke pirë dy lugë kafeje në ditë, forcimi i organizmit në tërësi ndihmon për të forcuar edhe flokët.
Përdorimi Nr. 2: E lyejmë lëkurën e kokës në darkë, para gjumit, duke e masazhuar me delikatesë. Në mëngjes bëjmë një larje të lehtë me
shampo neutrale. Nëse në darkë lyejmë me vaj vetëm majat e flokëve, në mëgjes nuk është nevoja për larje të tyre. Vaji thithet plotësisht dhe nuk lë asnjë gjurmë.

 

 

 

Mënyra e ruajtjes së Vajit të Linit:

Prania e nxehtësisë, e dritës dhe e ajrit i shkatërrojnë shpejt cilësitë kuruese të Vajit të Linit. Nëse nuk ruhet me kujdes, cilësitë e Vajit të Linit shkatërrohen brenda pak ditësh nga prodhimi. Vaji i Linit ambalazhohet detyrimisht në enë qelqi me ngjyrë të errët, mbyllet hermetikisht dhe ruhet në frigorifer (jo te vendi i ngrirjes).Freskia e Vajit të Linit është garanci për cilësinë e tij. Shikoni me kujdes datën e prodhimit. Tre muaj pas prodhimit të tij, Vaji Natyral i Linit nuk shërben më për shëndetin tuaj.

 

Read 3850 times Last modified on Wednesday, 10 October 2012 22:05
More in this category: « Magnezi Kokosi »

2 comments

  • Comment Link piro Wednesday, 19 February 2014 12:54 posted by piro

    jam shume i befasuar nga vetite e tij . Jam nga Vlora, me duhet adresa Juaj ne Tirane. Pres pergjigje flm.

  • Comment Link Erily Wednesday, 05 December 2012 17:16 posted by Erily

    Pershendetje me beri shume pershtypje materjali ne lidhje me vajin e Linit. Ku mund ta gjej per ta blere? Une jetoj ne Tirane. Flm

Leave a comment

Make sure you enter the (*) required information where indicated. HTML code is not allowed.

Kontakt

  • Cel: +355-692253026
  • E-Mail:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
  • Web: www.LaurusShop.com

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.